Kreu i “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, ka qenë i futar në “Tonight Ilva Tare”, në lidhje me takimim që ka bërë para pak kohësh me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ai shprehet se ky ishte një takim shumë transparent.
Kokëdhima tregon se i ka kërkuar Bashës që mos bënte lëshimë nga kërkesat që kishte PD në atë periudhë, gjithashtu mos bënte edhe pazare.
“Sa i përket takimit tim me Bashën ai ishte takim shumë transparent, u bë në prezencë të gazetarëve. Ishin 5 gazetarë dhe mendoj se ishte korrekt. Unë i kam publikuar çfarë kam dashur në atë takim. Në i kërkuam mos bëntë lëshime në kërkesat që artikulonte protesta. I kërkuam mos bënte pazar, madje i thashë që nga pazaret e dy partive të mëdha kanë vuajtur Shqipëria, këto pazare kanë varrosur zgjedhjet e lira dhe nga këto pazare kam vuajtur edhe unë personalisht, i thashë. takimi im ka qenë shumë transparent”,shprehet Kokëdhima. (S.SH/Shuplaka)
\