18:38 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lista e zezë, Vasili-Ramës: Damlla i tëri je, vetëm me llogje pazari dhe fletë rrufe do të ecësh, bëj një gramë punë

07:18 | 13/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Rama nuk iu pyeti, a do t’i tërheqë LSI-ja MINISTRAT?”, përgjigjet Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur fletë rrufe dhe llogje pazari listën e publikuar nga Edi Rama me 30 gjyqtarë dhe prokurorë që sipas kryeministrit janë të paftë. Vasili i thekson Ramës se “ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta, kurse ti  kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë”.

“Shumë i lodhur ky kryeministri ynë, damlla i tëri, vetëm me llogje pazari e me fletë rrufe do e kalojë jetën ky, jo e tha jo s’e tha, bëj një gramë punë or kryeministër, se edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë”, shprehet Vasili.

Sjellim në vëmendje që kryeministri Edi Rama vetëm një ditë më parë ka publikuar listën me emrat e 100 zyrtarëve  që sipas tij, kanë abuzuar me detyrën në administratë. Kjo erdhi pas denoncimeve të qytetarëve në faqen e kryeministrit, në rubrikën “Eksperiencat negative”.

Ajo që vihet re në listën e postuar nga kryeministrii janë 30 emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët ai nuk e ka patur aspak problem t’i publikojë, pavarësisht se denoncimet kanë ardhur përmes komenteve në Facebook dhe nuk është bërë asnjë verifikim për të vërtetuar rastet.

“310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve”, shkruan kryeministri për abuzimet në administratë.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: edi ramaflete rrufelistapetrit vasili
Pas

MOTI 13/07/2017

Para

SHTYPI I DITËS 13/07/2017

Para
Shtypi i ditës 05/12/2016

SHTYPI I DITËS 13/07/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj deputetit të “Listës Serbe” për sulmet ndaj gazetarëve

Engjëll Musai: Kodi Zgjedhor i hartuar nga dy partitë e mëdha u mbyll rrugën të rinjve dhe elitës intelektuale

Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

Digjet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

Anira Gjoni: Temperaturat e larta në Shqipëri brenda normales për muajin qershor. Priten reshje lokale javën që vjen

“Do hapim portat e ferrit!” Komandanti i ri i Gardës Revolucionare Iraniane kërcënon Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.