Që media në Shqipëri ka probleme kjo është tashmë një fakt që përforcohet dita ditës. E lidhur kjo sa me arsimimin e gazetarëve dhe punonjësve, po aq edhe me vizionet e drejtuesve.
Ndërkaq në një studim të fundit të publikuan nga AMA vihet re se vjetërsia e stafeve në media është vërtet mjaft e ulët.
Grafiku i publikuar nga AMA tregon se në televizione, vetëm 11% e stafeve kanë mbi 10 vjet punë, shifra është e ulët. Pavarësisht se duhet theksuar se kjo vjen edhe për shkak se televizionet në vendin tonë janë të vona në tregun privat.
59% e të punësuarve kanë 3 ose më pak vjet në vendin e punës, ndërsa 33% janë në atë vend pune nga 0 deri në 1 vit. Pra 1 në 3 punonjës sapo ka nisur punë në atë pozicion, dhe me gjasa sapo ka nisur edhe karrierën (53% e të punësuarve në televizione janë nën 35 vjeç).
Kjo flet jo pak edhe për sigurinë në vendin e punës apo karrierën e njërëzve që bëjnë media në Shqipëri. (E.K/SHUPLAKA)