Ndërkohë që në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vijon rinumërimi i kutive të kontestuara, PDIU ka dorëzuar një kërkesë tjetër në KQZ, për hapjen e të gjitha kutive në Tiranë.
Mësohet se personi që e ka depozituar kërkesën në këtë institucion, ka qenë pikërisht Erion Manohasa.
Kujtojmë se mandati i Idrizit në Tiranë është humbur në zgjedhjet e 25 qershorit për vetëm 37 vota, mirëpo PDIU dhe Idrizi në krye pretendojnë se u janë vjedhur votat.
Megjithatë pavarësisht rinumërimit, diferenca e votave deri më tani nuk është shumë e madhe dhe Idrizi duket se po mbetet jashtë Parlamentit.
Na mbetet të presim edhe pak minuta për të kuptuar se kush do të marrë mandatin e 34-t në Tiranë. (D.D/Shuplaka)