Rreth 15 ton drogë janë kapur gjatë natës në një operacion të madh në Vlorë.
Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion në Llakatund të Vlorës që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.
Mësohet se në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.
Nga ana e policisë janë sekuestruar 5 armë zjarri kallashnikov të cilat janë gjetur gjatë kontrollit dhe kapjes së drogës në dy banesa në fshatin Llakatund.
Nuk ende informacione për të arrestuar, por policia ka shoqëruar disa persona. Në orët në vijim priten detaje të tjera si dhe sasia e saktë e drogës së kapur. (J.V/Shuplaka)