23:46 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çfarë po ndodh? Policia mega-operacion në të gjithë vendin, sekuestrohen 15.7 ton drogë (VIDEO)

09:08 | 14/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh? Policia mega-operacion në të gjithë vendin, sekuestrohen 15.7 ton drogë (VIDEO)

Policia e Shtetit po zhvillon një “Mega Operacion” antidrogë në të gjithë vendin.  Deri më tani  janë zhvilluat operacione  në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet , Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj.

Ky operacion drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako . Në operacion edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA -së.

Operacionet që janë finalizuar:

VLORË:

Rreth 15 ton  drogë janë kapur gjatë natës në një operacion të madh në Vlorë.

Policia e Vlorës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nën drejtimin e vetë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako kanë finalizuar me sukses një operacion në Llakatund të Vlorës që ka çuar në sekuestrimin e 15 ton kanabis sativa si dhe armëve të zjarrit.

Mësohet se në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA Eduart Merkaj.

Nga ana e policisë janë sekuestruar 5 armë zjarri kallashnikov të cilat  janë gjetur gjatë kontrollit dhe kapjes së drogës në dy banesa në fshatin Llakatund.

Nuk ende informacione për të arrestuar, por policia ka shoqëruar disa persona. Në orët në vijim priten detaje të tjera si dhe sasia e saktë e drogës së kapur. 

KAVAJË:

Janë kapur nga policia 700 kilogramë kanabis në Bago të Kavajës.

Droga është gjetur në dy mjete në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm.  Sapo pikasën policinë dy drejtuesit braktisën mjetet e tyre.   Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë 4 persona.

Lënda narkotike po transportohej  në një automjet furgon dhe në një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago dhe lënda narkotike po nisej për t’u trafikuar. 

Dyshimet e para janë që droga po  shkonte drejt “Plazhit të Gjeneralit” dhe më pas të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë. Operacioni është në zhvillim e sipër për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të drogës. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: ANTI DROGEoperacion
Pas

“Lista e zezë”, ç’rrezikon Rama nëse e akuzojnë për fyerje dhe shpifje. Petrela paralajmëroi dje përballjen në gjyq

Para

Flakët përpijnë Malin Hebe në Shkodër, rrezikohen 40 shtëpi

Para
Flakët përpijnë Malin Hebe në Shkodër, rrezikohen 40 shtëpi

Flakët përpijnë Malin Hebe në Shkodër, rrezikohen 40 shtëpi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.