Presidenti Donald J. Trump dheMelania Trump mbërritën në Francë të enjten në mëngjes. Ata vizituan Ambasadën Amerikane dhe u takuan me personelin, ndërsa më vonë gjatë ditës u mirëpritën nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Brigitte Macron.
Sot, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë do të marrin pjesë në ceremoninë e përvitshme të Ditës së Bastijës.
Presidenti Trump do të jetë Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që merr pjesë në këtë ceremoni që nga viti 1989.
Për të përkujtuar zbarkimin e trupave amerikane në tokën franceze gjatë Luftës së Parë Botërore, populli i Francës i ka shpallur Shtetet e Bashkuara si të ftuarit e nderit për këtë vit.
Ndërkohë që në fotot e mëposhtme nga takimet mund të zbuloni më shumë rreth veshjeve dhe qëndrimeve të dy prej liderve më të rëndësishëm botërorë dhe bashkëshorteve të tyre.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2414″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″][ngg_images source=”galleries” container_ids=”2414″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]