Gjatë vizitës së djeshme në Francë, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie Trump u mirëpritën nga presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron.
Mirëpo gjatë këtij takimi, mediave amerikane dhe franceze nuk u shpëtoi një detaj, kur presidenti Trump filloi t’i bënte komplimente gruas së homologut të tij francez.
Ndërsa dy zonjat e para po u thonin bashkëshortëve të tyre se po largoheshin, Trump nisi t’i thoshte se ajo ishte shumë në formë.
“Shkoni dhe kaloni mirë. Ti e di, je në formë shumë të mirë”, thotë Trump dhe i drejtohet Macron me fjalët: “ajo është në një formë shumë të mirë fizike”.
“Bukuri, shkoni dhe kaloni mirë”, vazhdon më tej Trump duke u kthyer nga zonjat.
“Faleminderit, shihemi”, përgjigjet Brigitte.
Kujtojmë se çifti presidencial francez janë komentuar shumë për historinë e dashurisë së tyre, për shkak se Brigitte është 25-vjet më e madhe se Macron. Por pavarësisht moshës së saj, ajo duket shumë vite më e re, apo apo ashtu siç thotë Trump: “shumë në formë”. (D.D/Shuplaka)