Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot vendimin për dënimin e Skënderbeut nga Komisioni i Etikës.
Mirëpo, ajo që bie në sy në këtë vendim, është fakti se janë marrë për provë ndeshje të cilat korçarët i kanë fituar.
Dhe mbi të gjitha, nuk është marrë asnjë masë ndaj ekipeve humbëse. Që në fund të fundit, ato janë zakonisht protagoniste në rastet e manipulimit të takimeve.
NDESHJET E MARRA PËR PROVË
1- KF Elbasani vs. Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”
2- Skënderbeu vs. KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”
3- Skënderbeu vs. KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”
4- Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”
5- Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”
6- Skënderbeu vs. KF Laçi 2:1 (20.04.2016) “Kupa e Shqipërisë” (D.D/Shuplaka)