06:11 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me sytë nga qielli, vatrat e zjarrit që nuk u shuan (SITUATA SIPAS QARQEVE)

11:54 | 16/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr në Shkodër, pa zjarrfikësen në horizont rojet mjedisore po i shuajnë flakët me mjete rrethanore (VIDEO)

Nëse ka një lajm të mirë sot padyshim që janë rreshjet e shiut që kanë nisur pothuajse në të gjithë vendin.

Dhe përveç temperaturave që pritet të ulen, rreshjet do të ndikojnë pozitivisht dhe në shuarjen e vatrave të zjarrit që prej ditësh kanë pushtuar vendin.

Emergjencat Civile njoftuan se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 vatra zjarri, në Berat, Shkodër, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë dhe Dibër. Ndërkohë që pavarësisht angazhimit të 105 zjarrfikësve me 23 automjete, 130 forcave ushtarake dhe helikopterëve ende situate paraqitet problematike.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

QARKU BERAT
Zjarri i rënë dy ditë më parë, në malin “Partizani”, në pjesën jugore të kurorës së qytetit të Beratit është fikur. Zjarrfikëset si dhe rreth 150 forca të bashkisë  kanë punuar për shuarjen e flakëve. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 25 ha me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Velagosht, Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar plotësisht. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Veterik, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 40 forca ushtarake të cilët kanë bërë edhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. 

Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU LEZHË
Në fshatin Malaj, Mirditë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe dushqe. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre.

Zjarri që ka rënë dy ditë më parë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, në fshatin Nënshejt, Mirditë është shuar plotësisht. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarje e zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. 

QARKU FIER
Në Levan, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikëset kanë shuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me shkurre dhe 138 rrënjë ullinj.

QARKU DURRËS
Në fshatin Nikël, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.2 ha me shkurre.

QARKU TIRANË
Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim zjarri në pyll me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR
Në fshatin Blliçe, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 dynym me pemë frutore.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: emergjencat civilesituata sipas qarqevezjarri
Pas

“Nuk ngopem me Zahon dhe s’dua ta ndaj me njeri”, Rea Xhillari flet për marrëdhënien me Edin, Lindën dhe Gregun

Para

“Audi” me tre të rinj kthehet përmbys në Lezhë, hetim për shoferin 19-vjeçar

Para
DALIN DETAJE/Koordinatori i LSI-së në Fushë-Krujë u godit me levë kokës

“Audi" me tre të rinj kthehet përmbys në Lezhë, hetim për shoferin 19-vjeçar

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.