Duket se Ajola Xoxa është shefja në familjen e re të krijuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Edhe pse Veliaj në publik shihet si i pari, në familje nuk ndodhka kështu. Ose të paktën këtë na tregon Veliaj në urimin për bashkëshorten e tij.
‘’ Te ka Lali shpirt, te ka Lali xhan! Gezuar ditelindjen Shefe!”, shkruhet në urimin e Veliajt për bashkëshorten e tij.
Tani Veliaj edhe mund ta ketë thënë me humor, po një gjë është e sigurt shprehja që pas një burri të sukseshëm qëndron një grua e forte është mëse e zbatueshme. Na mbetet t’i urojmë Ajolës edhe 100 vite. Dhe siç do thonin shqiptarët me ndonjë djalë tani!
(E.K/SHUPLAKA)