10:58 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

SKANDAL në Durrës, turistëve kosovarë iu bllokohen autobusët. Detyrohen të marrin taksi për të shkuar në hotele

14:44 | 16/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL në Durrës, turistëve kosovarë iu bllokohen autobusët. Detyrohen të marrin taksi për të shkuar në hotele

Në një kohë që jemi në mes të sezonit turistik vijojnë skandalet me turistët në vend. Kështu pas problemeve me energjinë në jug të vendit një tjetër situatë e pakëndshme është krijuar me turistët kosovarë në Durrës.

Asnjë prej autobusëve nga Kosova të janë lejuar të hyjnë në rrugën “Pavarësia” në vendet ku ata kanë pasur vendqëndrimet e tyre.

Burra, gra e fëmijë të vegjël u detyruan të zbresin në skajet e zonës së Plazhit, që më pas të udhëtojnë me taksi drejt banesave apo hoteleve që kanë prenotuar ditë më pare.

“Realisht Shqipëria është e jona, ne jemi kosovarë, por sot patëm telashe. Në hyrje këtu, policia ndali rrugën, nuk e di arsyen. Kemi kaluar shumë pjesë të rrugës me këtë autobus që po shihni. Ishte e vështirë të futeshe në këtë pjesë për shkak të kabllove të rrymës elektrike. Na do të vijmë nuk ka kush na ndal për pushime”,- tha një qytetar nga Kosova.

“Nuk na lejon policia, ne tjetër rrugë s’kemi. Të na japin një arsye ose të na lejojnë të kalojmë deri sa të nxjerrim njerëzit që kemi brenda”,- u shpreh njëri nga shoferët.

Tek Ura e Dajlanit dhe në Plepa policia e qarkullimit rrugor ngriti postblloqe, duke mos lejuar asnjë prej autobusëve të mbushur me pushues të hyjnë në plazh. Ata autobusë që tentuan të hynin u gjobitën, ndërsa ky vendim i policisë së qarkullimit rrugor u zbatua vetëm për autobusët që mbërrijnë nga qytetet ndryshëm të Kosovës dhe jo të shteteve të tjera, të cilët nuk janë penguar të hyjnë në rrugën “Pavarësia”.

Pushuesit kanë treguar se në pikun e të nxehtit janë detyruar që për rreth 2 orë të sorollaten nëpër rrugicat e Plazhit për të gjetur një mundësi të mbërrinin në vendqëndrimet e tyre.

“25 euro hoteli, tani edhe 5 euro taksia, merreni me mend. Bashkia hesht, policia dënon, ne na mbetet vetëm me pagu dënimin”,- tha një tjetër pushues.

“Kemi ardh me fëmijë të vegjël, po na keqtrajtojmë ne që vijmë për pushime”,- thotë një tjetër i irrituar.

Të shokuar janë të gjithë operatorët e biznesit në Durrës, por edhe banorët. Nëse pushuesit nga Kosova nuk do të hyjnë në Plazh, asnjë prej tyre nuk ka punë.

Hotelet janë bosh në pjesën më të madhe, po ashtu edhe banesat që jepen me qira, shezlongët janë bosh në masë të madhe dhe e gjithë zona është në krizë.

 

Pas

Eni Shehu FOTO me Monika Kryemadhin në Jalë, Olti Currit s’i durohet. Ç’do të thotë kryetarja e LSI-së në INTERVISTË

Para

Vdiq në rrethana misterioze, ZBARDHET dëshmia e dy viteve më parë e biznesmenit vlonjat: Shteti të më mbrojë jetën

Para
Vdes në rrethana të dyshimta biznesmeni në Vlorë, bashkë me të në makinë edhe një femër (DËSHMIA)

Vdiq në rrethana misterioze, ZBARDHET dëshmia e dy viteve më parë e biznesmenit vlonjat: Shteti të më mbrojë jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestime, procedime penale dhe një ngjarje tragjike gjatë natës në Fier

‘Giro d’Italia’ vijon sot me Etapën e Dytë në Tiranë, itinerari për 13.7 km e kronometrit në kryeqytet

Vrasja 34-vjeçarit, autori krimi mbërrin në gjykatë! Hakmarrja për dhunimin e prindërve nga motra e viktimës, si Ylber Jaku u kthye nga Anglia dhe i mori jetën të riut

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI)

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

Goditi me thikë bashkëshorten blogere dhe më pas veten, kush është dizajneri i famshëm shqiptar që dha fund jetës në moshën 34-vjeçare

Vrau më 2019 në Lushnjë tregtarin Besnik Hida bashkë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, arrestohet në Greqi 51-vjeçari! Policia: Do ekstradohet (EMRI)

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit! Ja çfarë ndodh nëse partitë shkelin Kodin Zgjedhor

Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.