Në rrethana ende të paqarta humbi jetën sot pas një aksidenti me makinë biznesmeni vlonjat Bukurosh Malaj.
Prej tre ditësh në koma ai nuk mundi të shpëtonte dot, ndërkohë që familjarët u shprehën se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.
Nga ana tjetër të tjera detaje dalin nga biznesmeni. Dy vite më parë ai shprehej në Polici se ndihej i pasigurtë për jetën, shkruan “Panorama”.
“Unë kam dy fëmijë për të rritur dhe jam shumë i sigurt që këtij shteti i kam paguar cdo lloj takse dhe detyrimi që kam, nuk kërkoj as më shumë e as më pak të më mbrojë jetën”, ka qenë dëshmia e Malajt.
Dy vite më parë, biznesmeni ra pre e grabitjes me maska në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2015.
Tre persona të armatosur i kishin zënë pritë në parkimin e pallatit ku jetonte dhe nën kërcënimin e armës i morën një sasi prej 350 mijë lekë të reja dhe 185 euro, para të xhiros e pagesave që kishte për të kryer.
Biznesmeni, Bukurosh Malaj thoshte për mediat në atë kohë se grabitësit i kanë marrë dhe automjetin, i cili më pas u gjet i braktisur në afërsi të fshatit Kotë të rrethit të Vlorës.
“Kam bërë shumë kallzime e deklarata të ndryshme. Çështja shkon, por mbyllet. Dyshoj se kush është por nuk besoj se mund ta arrestohen. Para një jave para lokalit tim u vodh po një biznesmen. Kam dyshime sepse jam biznesmeni i radhës dhe mund të jenë këta grabitësit të njëjtët. Jam shumë i sigurtë se këtij shteti i kam derdhur çdo lloj takes që ka vënë dhe nuk i kërkoj as më shuëm as më pak të më mbrojë jetën Mendoj se grabitësit janë dy burra të rritur dhe një minoren.”, thoshe ai per mediat.
(E.K/SHUPLAKA)