Anëtari i Parlamentit Europian dhe përfaqësuesi i së majtës hungareze Tibor Szanyi është bërë pjesë e aktivitetit të të rinjve eurosocialistë të organizuar nga LRI në Jalë.
Në fjalën e tij para të rinjve Szanyi është shprehur se organizatorët e kampingut kanë bërë një punë të shkëlqyer.
Ai thotë se e majta në Shqipëri e në këtë rast duke iu rteferuar LSI-së po ju jep mjaft hapësirë të rinjve.
Ndërkohë që sa i përket integrimit europian të Shqiipërisë Szanyi u shpreh se ajo është një rrugë e gjatë dhe plot sfida për t’u përballuar.
FJALA E TIJ:
Ështe hera e dytë që marr pjesë në një festival te IUSY-t. I pari ka qenë 10 vjet më parë në Hungari. Më së shumti kam marrë pjese në takimet e forumeve rinore sociale europiane. Pas një dite qëndrimi këtu, mund të them se ky aktivitet është më i miri.
Përsa i përket organizimit dua të them se organizatorët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Është e vështire të organizosh një event të tille me mbi 1000 veta, shumica e të cileve vijne nga jashte keshtu qe me te vertet dua ti pergezoj per kete. Situata politike ne Shqiperi pati efekt dhe te ky event. Jeta politike ne Shqiperi eshte shume aktive dhe dinamike.
Edhe pse te majte ka konkurrence midis forumeve rinore te majta. E majta ne Shqiperi po u jep shume vemendje te rinjve. Kjo kuptohet dhe nga fakti qe ne parlament do jene shume deputet te rinj ne moshe. Dje ne ceremonine hapese te aktivitetit nga fjalimet qe u bene, shumica e te rinjve e kane kuptuar kryefjalen e se majtes qe eshte Solidariteti.
Shqiperia po ecen shpejt drejt integrimit europian, por ky do te jete nje udhetim i gjate dhe me plot sfida per tu perballuar. Si anetar i Komisionit te Zgjerimit ne Parlamentin Europian puna ime eshte e lidhur kryesisht me ecurine e progresit te Ukraines, por gjithashtu une ndjek dhe ecurine e vendeve te tjera aspirante per tu anetaresuar ne Be, persa i perket Shqiperise do te thosha qe eshte nje potencial historie suksesi. (E.K/SHUPLAKA)