13:28 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Tomor Alizoti: Zgjedhjet në PD janë një garë farsë dhe pa lista, dorëheqja e Bashës një gjest fisnik

17:50 | 16/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tomor Alizoti: Zgjedhjet në PD janë një garë farsë dhe pa lista, dorëheqja e Bashës një gjest fisnik

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, Tomor Alizoti  i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës24” është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha e humbi shansin për të freskuar partinë. Alizoti tha se dorëheqja e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit do të ishte një gjest fisnik, i një standarti tjetër.

Në lidhje zgjedhjet për kryesinë e PD, ai tha se është një garë farsë dhe pa lista.

“Dorëheqja e kryetarit dhe e kryesisë, dhe nënkryetarëve, do tregonte një standart tjetër. Do ndodhte për herë të parë. Dorëheqja është fisnikëri. Basha duhet ta kishte bërë, dhe do mbahej mend si i pari që e bëri. Kështu do të bënte që edhe me Partinë Socialiste të ndodhtë më vonë. Kandidati tjetër po legalizon një farsë, këtu nuk ka garë, ku janë ata njerëz që kanë studiuar jashtë vendit. Ç’është kjo garë pa lista? Garë në mes të korrikut, pa lista. Ç’është kjo demokraci ku s’ka mendim ndryshe. Në PD ka mendime ndryshe, nëse Basha e bën këtë garë pa garë, në PD do ketë pakënaqësi,”, u shpreh Alizoti.

reu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike, gjithashtu tha se kishte marrë një ftesë nga Basha për të qenë pjesë e Partisë, por u shpreh se do dëshironte që kontributin e tij ta jepte nga jashtë.

“Unë jam i ftuar nga Basha, nuk kam dashur të hyj në PD, jam i djathtë, dhe e kam votuar, por kemi pasur një bisedë që ai ka menduar që unë duke qenë pranë PD, i bëja mirë kësaj partie. Por unë nuk kam dashur, kam thënë që mund ta mbroj më mirë partinë nga jashtë. Ne kemi rënë dakord në fund, që të kem një liri mendimi. Unë nuk kam aderuar në PD, ka qenë një ftesë,” u shpreh ai. (S.SH/Shuplaka)

Etiketa: BashaPDtomor alizoti
Pas

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, ndërron jetë gruaja dhe plagoset një i mitur

Para

I riu nga Tirana plagos me gomone 19-vjeçarin në Himarë

Para
I riu nga Tirana plagos me gomone 19-vjeçarin në Himarë

I riu nga Tirana plagos me gomone 19-vjeçarin në Himarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.