01:24 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia Tiranës alarm: Brenda 24 orëve janë arrestuar 20 persona

18:53 | 16/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia Tiranës alarm: Brenda 24 orëve janë arrestuar  20 persona

Policia Tiranës, në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 20 shtetas.

 Njoftimi i policisë:

– 9 të arrestuar për vepra penale të ndryshme është ndaluar 1 person i shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë  9 shtetas si dhe është shpallur 1 shtetas në kërkim.

Më konkretisht :

Janë arrestuar për vepra penale të  ndryshme shtetasit:

– E. N., vjeç 32, banues në Fier,  i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën ‘’Sulejman Pasha‘’, është kapur duke vjedhur paketa cigaresh e pije, në kioskën e shtetases F. Gj., vjec 27 banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë, vepër e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

– A. Q, vjeç 34, banues në Tropojë, pasi në orën në rrugën “Bardhok Biba”, ne nje lokal, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, vepër penale e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

– shtetasi E. A., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, ju gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 6 (gjashtë) cigare me peshë 5.6 (pesë pikë gjashtë) gram me amballazh, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, vepër e parashikuae nga neni 283/1 i Kodit Penal.

–   K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

– shtetasi R. K., vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, pranë Flamurit Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

– E. Q., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”,  i cili ka goditur nga pas, mjetin tip “Volksvagen me drejtues E. K., duke shkaktuar dëme materiale, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

– Xh. K.,i  banues në Kamëz, vjeç 52, pasi në fshatin Brar, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, një motorr sportiv  pa  targa, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

–  K. Sh., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kompleksit ‘”Molla”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren T. Y., vjeç 74, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, vepër e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

– R. L., vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Zihni Sako”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan” ka humbur kontrollin dhe është u rrëzuar, duke u vetëdëmtuar, ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, vepër e parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim :

– Valmir  G., vjec 28,  banues në Tiranë,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin  penal  të datës 10.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja“. Parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: policia tiranes
Pas

Temperaturat e larta, zhvishen ministret e Ramës në Dhërmi (FOTOT)

Para

Shtrëngimi më i gjatë i duarve në histori, Trump i “shkul” dorën Macron (VIDEO)

Para
Shtrëngimi më i gjatë i duarve në histori, Trump i “shkul” dorën Macron (VIDEO)

Shtrëngimi më i gjatë i duarve në histori, Trump i "shkul" dorën Macron (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.