Vitet nuk e shërojnë dhimbjen që ndiejmë për njerëzit që nuk janë më pranë nesh. E sidomos kur ata janë pjesë e familjes sonë.
Edhe pse kanë kaluar 19 viteqë kur i ati i saj është ndarë nga jeta Leonora Jakupi, këngëtarja e njohur shqiptare nuk e fsheh dhimbjen dhe mallin që ndjen.
Këtë herë, këngëtarja ka publikuar një foto rrëqethëse, kur ishte ende e mitur pranë varrit të babait të saj Qazë Jakupit. Ai ka humbur jetën gjatë luftës së Kosovës.
Sigurisht që dhimbja e këngëtares është ajo e një fëmije që nuk u rrit dot me rolin e babit në familje, e megjithatë me suksesin e saj, Leonora padyshim që e ka bërë krenar dhe të atin. (E.K/SHUPLAKA)