18:27 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ekipet shqiptare në Europë, zbulohen emrat e arbitrave që vendosin fatin e ndeshjeve

11:44 | 17/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekipet shqiptare në Europë, zbulohen emrat e arbitrave që vendosin fatin e ndeshjeve

Ekipet shqiptare kanë mësuar emrat e gjyqtarëve që do t’i drejtojnë në ndeshjet e kthimit të turit të dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve dhe asaj të Europës.

I pari zbret në fushë Kukësi, të mërkurën, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sherif, e cila do të drejtohet nga 32-vjeçari nga Bosnjë-Hercegovina, Irfan Peljto.

Peljto nuk mund të cilësohet një gjyqtar me shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, ku ka filluar të arbitrojë vetëm në sezonin 2014-2015, fillimisht në përfaqësueset e moshave. Që nga ai vit, ndeshjet e tij ndërkombëtare janë 3 në kualifikueset e Ligës së Europës, 2 në UEFA Youth League, 3 në kualifikueset europiane të përfaqësueseve U-21 dhe 6 në ato të U-17. Ai ishte pjesëmarrës në raundin e parë eliminator të Ligës së Europës së këtij sezoni duke drejtuar ndeshjen SJK Seinajoki-KR Reikjavík 0-2.

Kukësi- Sherif

Gjyqtar: Irfan Peljto (Bosnjë-Hercegovinë)

Asistentë: Davor Beljo, Amer Maciç

Gjyqtar i katërt: Haris Kaljanac

Delegat i UEFA-s: Jaroslav Dudl (Republika Çeke)

Vëzhgues gjyqtarësh: Kristin Jakobson (Islandë)

Danezi Jens Mae do të drejtojë të enjten në Korçë sfidën mes Skënderbeut dhe Kairat Almati. 35-vjeçari ka stemën e FIFA-s që nga viti 2014, por ka drejtuar më shumë në ndeshjet e përfaqësueseve të moshave sesa në kompeticionet europiane. Në këtë sezon, ai ka qenë protagonist në një tjetër ndeshje shqiptare në Ligën e Europës, pasi drejtoi takimin e kthimit mes Prishtinës dhe Norrkoping në Mitrovicë, të vlefshëm për turin e parë të turneut.

Skënderbeu-Kairat Almati

Gjyqtar: Jens Mae (Danimarkë)

Asistentë: Henrik Larsen, Elvis Boric

Gjyqtar i katërt: Jorgen Daugbjerg Burshardt

Delegat i UEFA-s: Patrik Uatebled (Francë)

Vëzhgues gjyqtarësh: Tomasz Mikulski (Poloni)

Shkëndijën e Tetovës në transfertën në Helsinki do ta drejtojë një emër i njohur për kuqezinjtë. Islandezi Gunar Jarl Jonson i ka drejtuar edhe një vit më parë tetovarët në Europë, në fitoren 2-1 në transfertë përballë polakëve të Krakovës. 34-vjeçari, në këtë sezon ka drejtuar edhe ndeshjen e turit të parë të Ligës së Europës, mes Kork Siti dhe Levadia të përfunduar me rezultatin 4-2 për skuadrën vendase.

HJK Helsinki-Shkëndija Tetovë

Gjyqtar: Gunar Jarl Jonson (Islandë)

Asistentë: Birkir Sigurdarson, Andri Vigfuson

Gjyqtar i katërt: Ivar Orri Kristjanson

Delegat i UEFA-s: Ronit Glasman (Izrael)

Vëzhgues gjyqtarësh: Vencel Toth (Hungari). /Panorama sport

 

Etiketa: arbitratsport
Pas

Provokon Majlinda Bregu, publikon FOTON, por diçitura dhe vështimi i saj diçka paralajmërojnë

Para

Pas vendimit për t’u larguar nga Shqipëria, Floriana Garo nis pushimet në një vend të largët (FOTO)

Para
Floriana Garo largohet nga Shqipëria, mbyllet emisioni “Jo vetëm modë”

Pas vendimit për t'u larguar nga Shqipëria, Floriana Garo nis pushimet në një vend të largët (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Inaugurohet selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan

Presidenti Begaj në Konferencën Ndërkombëtare të OKB-së për Financimin e Zhvillimit: Shqipëria mbështet një sistem financiar global më gjithëpërfshirës

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

Kosovë/ Mbi 50 organizata të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, alarme në Francë

E rëndë/ Rrëzohet nga kati i tretë, humb jetën një punëtor ndërtimi në Berat

Arrestohen tre zyrtarë policorë në Pejë

Londra i shpall luftë obezitetit: Gjoba supermarketeve që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

Pas murtajës së bagëtive shfaqet edhe sëmundja e Brucelozës/ Izolohen dy familje në Dibër

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.