Pas vendimit për tu larguar nga Shqipëria Floriana Garo ka vendosur që të marrë pak kohë pushime. Dhe ka zgjedhur një vend vërtet të largët, Tajlandën.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, moderatorja duket mjaft në formë e veshur në të kuqe.
Kujtojmë se pak kohë më parë ajo njoftoi dhe mbylljen e emisionit të saj “Jo vetëm modë” që trasmetohej në “Tv Klan”.
Ky vendim i moderatores ka ardhur pas një lidhje 1 vjeçare në distancë me të fejuarin e saj avokatin Enis Daci. Floriana ka vendosur të provojë Zvicrën, vendin ku do të jetojë tani e tutje. (E.K/SHUPLKAKA)