Për drogën prej 1.3 ton që u kap nga policia në Kavajë gjykata ka dhënë “Arrest me burg” për Joni Sadikajn dhe Roland Hysebenlliun. Po kështu edhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sjellim në vëmendje që lënda narkotike e cila do nisej për trafikim në Itali, vinte nga zonat e Tepelenës. Ndërsa para trupës gjykuese, tre të ndaluarit kanë deklaruar se në Kavajë ndodheshin për drekë, ndërsa në kthim kanë humbur rrugën dhe për këtë shkak kanë kërkuar ndihmë nga një patrullë policie.
Por ai që tradhton të dyshuarit, është një përgjim në ambientet e policisë së Kavajës, pasi ata ishin shoqëruar.
Joni Sadikaj ka porositur dy shokët e tij që të kenë kujdes çfarë do t’i thonë policisë, kjo për të shmangur dëshmitë kontradiktore. (J.V/Shuplaka)