Një 21- vjeçar, shqiptar është arrestuara nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
Shqiptari kishte zgjedhur një mënyrë për të humbur gjurmët,ai e ka fshehur sasinë e marijuanës në shtëpinë e një miku. Ky i fundit nuk ishte në dijeni të situatës, dhe i kishte dorëzuar një kopje të çelësave, që shqiptari te kujdesej për kafshët e tij.
Policia më pas ka nisur hetimet lidhur më këtë situata, ku ka kaluar në zonën e San Polo d’Enza, dhe ka trokitur në derën e shqiptarit.
Ata sapo kanë mbërritur aty kanë kërkuar atë dhe mikun e tij si të dyshuar të parë për këtë situatë, pasi ai kishin një rrjet të gjerë me të cilin bashkëpunonte. Dyshimet e policisë kanë lindur pikërisht tek fakti se më ç’të drejtë ai çonte drogë në shtëpinë e mikut të tij.
Ndërkohë që gjatë kontrollimit të banesës, ata kanë sekuestruar dhe 100 euro, të cilat i kishte fituar nga trafikimi i drogës. Ai do të dalë para trupit gjykues në Reggio Emilia, ku dhe do te jepet vendimi për të. (S.SH/Shuplaka)