Komuniteti turk në SHBA ka nisur një peticion për ekstradimin e udhëheqësit të organizatës FETO, të Fetullah Gylen, të cilin e bëjnë përgjegjës për tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi.
Peticioni është publikuar edhe në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë dhe mban titullin “Të ekstradohet Fetullah Gylen në Turqi”.
Anadolu Agency (AA) shkruan se në përshkrim jepen edhe informacionet rreth ndodhive të 15 korrikut dhe vërtetohet se pas tentimit të grusht shtetit të dështuar përgjegjëse është FETO.
Në njoftim thuhet që turqit që jetojnë në SHBA janë duke bërë përpjekje për ekstradimin e Gylenit në Turqi që prej tentativës për grusht shteti dhe besojnë se administrata amerikane do ta dorëzojnë sa më parë.Peticioni ndodhet në adresën “petitions.ëhitehouse.gov”.
Kujtojmë se gjatë përpjekjes për grusht shteti janë vrarë 249 njerëz ndërsa 2195 të tjerë u plagosën. (D.D/Shuplaka)