Motra e Adelina dhe Zanfina Ismailit do të martohet së shpejti. Motrat Ismaili pësuan një humbje të rëndë rreth një vit më parë, pasi nëna e tyre ndërroi jetë.
Të treja vajzat e përjetuan shumë humbjen e personit më të shtrenjtë në jetën e tyre dhe këtë e tregonin herë pas here edhe në rrjetet sociale. Kujtojmë se Ema Ismaili, motra më pak e njohur për publikun nga të treja, ka qënë duke u pregatitur për dasmë para vdekjes së nënës, por humbja e madhe e detyroi të shtynte ditën e saj më të lumtur.
Mirëpo duket se ema ka vendosur më në fund të martohet. Lajmin e ka bërë të ditur Adelina, përmes postimi në instagramin e saj. “Nuk mund të jem e qetë, motra ime është nusja”, është mbishkrimi në foton e publikuar.
Sakaq ajo shkruan krahas fotos, duke uruar çiftin: “E & A më keni bërë njeriun më të lumtur në botë…” (D.D/Shuplaka)