Kreu akutal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm ditën e stome në Shkodër, ku ka patur edhe një përballje me kandidatin për kreun e PD-së Eduard Selami.
Në përfundim të takimit që pati me demokratët, Basha përpara medias është pyetur lidhur më akuzat se gara është farsë. Basha u përgjigjë duke iu shmangur pyetjes “Komente për këtë të japin anëtarët. Unë jam kryetar”, tha ai.
Ndërkohë në lidhje me akuzat e deputetes Jozefina Topallai, Basha u shpreh se nuk ka asnjë përgjigje për emra të përvetshëm.
Pyetjet e gazetarëve:
Gara po cilësohet si farsë?
Basha: Komente për këtë të japin anëtarët. Unë jam kryetar. Anëtarësia e Partisë Demokratike është gjyqtari më i mirë jo vetëm për rezultatin e garës por edhe për përmbajtjen e garës. Kam 4 vite që luftoj për këtë e gara ka qenë e pabarabartë.
Po flitet për një garë të pabarabartë?
Basha: Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Nuk ka asnjë të vërtete. Pse gara është e pabarabartë? Mos merrni grimca. Futeni në kontekst. Ka një kontekst.
Po për zonjën Topalli pse nuk dhatë përgjigjje?
Basha: Nuk kam asnjë përgjigjeje për emra të përvetshëm.
I quajtët bllokmenë?
Basha: Jo s’është e vërtetë, ky është një mashtrim. Ky është një mashtrim total që i shërben Edi Ramës. Këto janë mashtrime në bllok nga ata që i shërbejnë përçarjes së PD-së, por nuk kanë për të ja dalë kurrë. Shiko, keni një problem, mos cito duke qenë jashtë kontekstit. Takimi ka qenë i mirë dhe demokratët kanë qenë brenda e kanë parë të vërtetën, mos spekuloni.
(S.SH/Shuplaka)