Në familjet e tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Zvërnec ka pllaksour zija. Në familjen e Manuela Maraj, e cila u mbyt tragjikisht bashkë me 25-vjeçaren Xhoana Cani nuk pushojnë lotët.
Ajo është larguar rreth 3 muaj më parë nga fshati Babicë së bashku me të shoqin dhe dy fëmijët e saj 9 dhe 4 vjeç në një pallat në lagjen “Pavarësia”, shkruan “Panorama”.
Mbarime Maraj, vjehrra e Manuelës dhe gjyshja e Xhoanës, nuk e fsheh dot dhimbjen e saj dhe shprehet: Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend që paska qenë i mallkuar. Manuela më ka lënë dy fëmijë jetimë, më ka lënë djalin, burrin e saj. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time që nuk gjej fjalë ta përshkruaj”- shprehet ajo.
Por e moshura nuk e ka dhimbjen e parë në familje këtë. Asaj nuk i janë tharë ende lotët për të birin e vrarë në vitin ’97, por një tragjedi tjetër ia nxiu edhe më keq jetën.
POr kështu Mbarimja i kërkon ndjesë familjes së 24-vjeçarit nga Tetova, i cili sipas saj vdiq si hero për të shpëtuar jetën e dy vajzave. (J.V/Shuplaka)