Gjatë një operacioni antidrogë në fshatin Grabian të Vlorës janë seksuestruar 24 thasë me lëndë narkotike që kishin 300 kilogramë kanabis.
Në këtë fshat 24 thasët me lëndë narkotike u gjetën në një ullishte. Në prangat e policisë ra edhe poseduesi i lëndës narkotike, Agron Danaj, 52 vjeç.
DETAJE:
Policia njofton se si rezultat i operacionit në një pjesë toke (ullishte) u gjetën të fshehur dhe u sekuestruar 24 thasë të mbushur me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 300 kilogramë.
Nga hetimet e para të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka rezultuar që sasia e lëndës narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit Agron Danaj, 52 vjeç, banues ne fshatin Grabian,Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Policia e Vlorës po vijon kontrollin e territorit në të gjithë territorin me qëllim evidentimin dhe goditjen e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. (J.V/Shuplaka)