22:35 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plagosja e trefishtë në mes të Shkodrës, arrest me burg për Aurel Ahin

11:44 | 18/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e trefishtë në mes të Shkodrës, arrest me burg për Aurel Ahin

Aurel Ahi, 25 vjeçari që tronditi qytetin e Shkodrës me plagosjen e trefishtë është njohur në Gjykatë me masën e arrestit me burg.

Ahi u transportua nga Mali i Zi në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës disa ditë më parë. Kjo pasi menjëherë pas plagosjeve të tre shtetasve ai kishte tentuar të arratisej.

Pak kohë pasi ka mbërritur në komisariat Aurel Ahi i cili plagosi shtetasin Doni Lisi që ishte objektivi i tij por plagosi në mënyrë rastësore edhe Leona Turkun dhe Enrik Prendushin, është marrë në pyetje.

DËSHMIA NË POLICI: 

Fillimisht 25 vjeçari ka mohuar se është ai autori i plagosjes së trefishtë duke mos pranuar kështu se ka qëlluar në qendër të qytetit. Oficerët kanë vijuar ta marrin në pyetje por ka kërkuar praninë e një avokati duke mos pranuar që të flasë pa një avokat mbrojtës.

Pasi është plotësuar kjo kërkesë e tij Aurel Ahi ka pranuar se ka kryer krimin e trefishtë duke plagosur Doni Lisin që e kishte në objektiv dhe dy të tjerët në mënyrë rastësore. 25 vjeçari është shprehur se bashkë me Doni Lisin janë komshinj, kanë shtëpitë afër. Ditët e fundit sipas Aurel Ahit sëbashku kanë patur një debat për motive të dobëta teksa janë përballur në lagjen ku banojnë. Kaq është dashur dhe Aurel Ahi e ka vijuar më tutje këtë debat duke dalë dhe duke qëlluar ndaj Doni Lisit në mes të qytetit duke terrorizuar kalimtarët e shumtë.

Në dëshminë e tij Aurel Ahi ka shfaqur mungesë përqendrimi. Burime të ndryshme i kanë thënë policisë se 25 vjeçari ka patur sjellje të çuditshme kohët e fundit gjë e cila mund ta ketë çuar të ndërmarrë plagosjen ndaj 32 vjeçarit Doni Lisi dhe dy të tjerëve në mënyrë rastësore.

Burime policore pohuan se Aurel Ahi është i tronditur dhe i rënduar psikologjikisht ndaj edhe ka dyshime për deklarimet e tij të para. Në vijimësi oficerët do të bëjnë të tjera seanca me pyetje për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë por po presin derisa Aurel Ahi të kalojë gjendjen e rëndë psikologjike dhe të fitojë një lloj qetësie për të sqaruar më në detaje atë që ka ndodhur.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: arrest me burgaurel ahiplagosje e trefishteShkoder
Pas

“Me kë ishte në makinë Beni?”, Manjani: O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush të shkuara

Para

Përfshirja me kanabis, Çako: 51 policë u verifikuan për shkelje, 14 u pezulluan

Para
Përfshirja me kanabis, Çako: 51 policë u verifikuan për shkelje, 14 u pezulluan

Përfshirja me kanabis, Çako: 51 policë u verifikuan për shkelje, 14 u pezulluan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.