Një mesazh të fortë ka dhënë për të gjitha vajzat e “Instagramit” aktori i “Portokallisë” Olsi Bylyku.
Me një foto nga tualeti ai thotë që sa herë që sheh vazja që reklamojnë luksin ndërkohë që familjet e tyre vuajnë ekonomikisht i vjen për të vjellë.
“Për Zotin kur shof ca “goca” këtu në instagram t’u reklamu makina të shtrenjta , Suita , Shisha , Shampanja dhe i njof familjen e vet që mami i punon “Banakiere” ene babi “Shofer” ( Punë të nderuara ) po të gjithë e dimë që me kto dy punë familja mund të të krijojë kushtet të reklamosh vetëm kafen e mëngjesit me naj Philip Morris 10-tsh dhe kur i shof atë lloj Shitje , Antivlerë më vjen i lloj e Vjellme nga ato që nuk nxjerr gjo thjesht të shtrydhet stomaku ene të qesin sytë lot”, shkruan Olsi.
Ndëerkohë që pavarësisht fotos mesazhi qëndron mjaft. Gjithnjë e më shumë shoqëria është shndërruar në atë të të dukurit dhe pamjes së jashtme. (E.K/SHUPLAKA)
