14:34 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati për nënën e Skënderbeut, Dritan Hila: Dikur një grek më tha që Skënderbeu ishte grek dhe quhej Jorgo, çfarë bëra unë

20:44 | 18/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Analisti Hila nxjerr përfundime dhe bën disa parashikime për Edi Ramën për 4 vitet që vijnë: Nuk do të ikë për shkak të ekonomisë që nuk ecën, shqiptarët parapëlqejnë të ikin vetë

Gjatë këtyre është bërë shumë zhurmë lidhur me prejardhjen e nënës së Skënderbeut, Vojsava Kastriotit.

Analisti Dritan Hila, ka reaguar pas gjithë kësaj gjullurdie, duke thënë se nuk është e rëndësishme se çfarë ishin prindërit e skënderbeut, për sa kohë që ishin shqiptarët ata që i dhanë vlerë atij.

“Mos u merrni me budallalleqe se çfare e kishte nenen Skenderbeu. Edhe sikur nene e babe te ishin sllave, ishin shqiptaret dhe komandantet e tyre qe i dhane vlere Skenderbeut. Skenderbeu nuk do ishte ai qe u bë, pa arberit dhe epirotasit. Jo me kot kur shkonte ne Itali per misione, merrte stratiotet e tij dhe jo italianet qe mund ti gjente me shumice ne Apenine. 
By the ëay, dikur nje grek me tha qe Skenderbeu ishte grek dhe quhej Jorgo. Ça te beja une, te rrija ta sqaroja? Jo. I hapa rruge.”, shkruan Hila.

Kujtojmë se e gjitha nisi pas një deklarate të Mustafa Nanos, i cili u shpreh se nëna e Gjergj Kastriotit ishte serbe. Kjo shkaktoi mjaft debate edhe tek dijetarë të tjerë si, Artan Shkreli apo shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zqeo, si edhe te profesor Fahri Xharra, të cilët u shprehën kundër Nanos.

Kujtojmë se Nano ka reaguar ndaj replikave përmes një shkrimi, ku shprehet se këtë nuk e ka thënë vetëm ai por edhe shumë dijetarë para tij, një prej tyre edhe Marin Barleti.

“U bë shumë zhurmë lidhur me një thënie timen në një takim me ca studentë të UET-it mbi nënën serbe të Gjergj Kastriotit, alias Skënderbeut. U bë zhurmë, a thua se kjo gjë po thuhej për herë të parë. Në fakt, e kanë thënë edhe të tjerë para meje, pas vitit 1990. E le ta saktësojmë një herë e mirë: nuk kanë bërë ndonjë të pabërë.

Kanë thënë një të vërtetë. Nëna e Skënderbeut ka qenë serbe. Kjo është një tezë që mbrohet nga të gjithë studiuesit, tanimë. Ndër të parët që e ka pohuar këtë gjë ka qenë një shqiptar. Quhet Marin Barleti. Dhe e ka shkruar pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut. Nja 30-40 vjet më pas. Tridhjetë-dyzet vjet nuk janë aq shumë sa të komprometojnë besueshmërinë e rrëfimit. Bibla e Kurani, dy librat që besohen më shumë në historinë e njerëzimit, janë “printuar” teksa kish kaluar një kohë pak a shumë e njëjtë prej ngjarjeve që ato rrëfejnë.

Me këtë standard, Marin Barleti si burim historik nuk ka të sharë. Pastaj, pse do duhej të dyshonim ne te Marin Barleti? Ky ka qenë një prift shkodran, e si i tillë “nuk ka pasur asnjë interes” ta nxirrte të papastër origjinën e bashkatdhetarit të vet”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e Nanos. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Dritan Hila
Pas

Kastriot Dervishi zbulon dokumentin: Pederastia në Byronë Politike të PPSH-së

Para

Ekzekutoi me 4 plumba poshtë shtëpisë muratorin shqiptar, arrestohet duke hipur në traget i dyshuari

Para
Ekzekutoi me 4 plumba poshtë shtëpisë muratorin shqiptar, arrestohet duke hipur në traget i dyshuari

Ekzekutoi me 4 plumba poshtë shtëpisë muratorin shqiptar, arrestohet duke hipur në traget i dyshuari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

Kosove, biznesi në protestë/ Kundërshton liberalizimin e tregut të energjisë. Kurti: Koha e barrikadave ka mbaruar

Lufta në Gaza, sulmet izraelite vrasin 13 persona, mes tyre 3 fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.