Pasditen e sotme, futbollisti i Kombëtares shqiptare Andi Lila, i ftuar në emisionin “Rudina” sëbashku me bashkëshorten, ka zbuluar një detaj mjaft interesant kur foli për familjen e tij.
Ndoshta jo të gjithë e dinë por edhe vëllai i Andit, Eraldi, mund të ishte bërë sot futbollist. Mirëpo arsyeja pse Eraldi nuk është bërë i tillë është pikërisht Andi.
Futbollisti i njohur tregon se dikur, ai luante në një skuadër me vëllanë, por ai e largoi atë nga skuadra. Kjo për shkak të një episodi të sikletshëm për të.
“Një ditë ishim duke duke luajtur dhe Eraldit i ra një top në fytyrë dhe ai filloi të qante. E hoqa fare nga skuadra sepse më erdhi turp që ai qau.”, tregon Lila. (D.D/Shuplaka)