Javën e kaluar doganierët francezë kanë sekuestruar pranë kufirit franko-spanjoll 427 kilogramë kanabis, me vlerë më shumë se 4,5 milionë euro, në rimorkion e një kamioni.
Ndërsa shoferi i së cilës u arrestua menjëherë dhe u morn në pyetje nga policia, ai është një lituanez, 30 vjeç.
Sipas nje komunikate të doganëz franceze thuhrt “Doganierët kontrolluan, në autostradën A9, një kamion me targa gjermane që vinte nga Spanja, shoferi i të cilës kishte theksuar se po shkonte në Gjermani me këtë automjet që e kishte marrë me qera”.
Gjithashtu gjatë kërkimeve në rimorkion e kamionit, policia sekuestroi mes ngarkesës tre paleta me 36 kuti që përmbanin thasë të mbushur me kanabis.
(S.SH/Shuplaka)