Ditën e sotme i gjithë vendi do të karakterizohet nga temperatura të larta. Temeraturat do të shkojnë gjatë ditës së sotme, kryesisht në mesditë deri në 31 gradë celcius në zonat bregdetare dhe fushore.
Në Juglindje të vendit moti do të jetë pjerësisht i vranët dhe temperaturat maksimale shkojnë deri në 25 gradë celcius.
Po kështu edhe në pjesën jugore të vendit moti do të jetën kryesisht i kthjellët, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 31 gradë celcius.
Ndërsa në pjesën veriore dhe verilindore të vendit moti do të jetë i kthjellët, temperatura maksimale do të shkojnë në 24 gradë celcius. (J.V/Shuplaka)