Vijon kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 170 bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Tanushë në Lezhë.
Po ashtu ështv proçeduar penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit me inicialet Z.B 60 vjeç.
Njoftimi:
Më datë 18.07.2017, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar nga shërbimet e policisë për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur Tanushë, në fshatin Zimaj në Lezhë, në një zonë të pyllëzuar , në një parcelë toke, u konstatuan 170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva me lartësi 90-150 cm të llojit Cannabis Sattiva të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Në vijim të veprimeve hetimore , u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Z.B. 60 vjeç, banues në Lezhë ( Kryetar i fshatit Zimaj ) për veprën penale “Moskallzim krimi parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Gjithashtu punohet për identifikimin e kapjen e autorit /ve për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(E.K/SHUPLAKA)