Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, shtetasin A.M, vjeç 27, banues në Tiranë. Ndërsa gjatë shoqërimit në policia ka kundërshtuar dhe efektivët.
Njarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Bardhyl”, dhe materialet kanë kaluar në prokurori.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, ka goditur me mjete të forta në kokë dhe grusht në fytyrë, shtetasin A.M, vjeç 27, banues në Tiranë, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 89 e 236 të Kodit Penal.
(S.Sh/Shuplaka)