Aktori i humorit Julian Deda, i cili mban edhe postin e Koordinatorit Kombëtar në PD, ka publikuar një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit shfaqet me flokë të gjata dhe të kapura bisht.
“Mos i fol shoferit”, shkruhet në mbishkrimin e fotos. Deda ironizon kryeministrin duke përdorur fjalët e tij si “timoni”, “makina”, “skrap”.
“Ai momenti kur Shqiperia te duket makine, se ciles i hipen sa per te mesuar doren. Pastaj kur ti pretendon se ia ke marre doren timonit, makina eshte shkaterruar ne ate pike sa duhet ta çosh per skrap.
P.s. Jalla shofer, jalla. Ku je tuj shku eee..??”, shkruan Julian Deda, duke nënkuptuar se qeverisja e Ramës ka marrë tatëpjetën.
Sakaq, më herët ai ka publikuar të njëjtën foto të Ramës, bashkëngjitur me një foto të Bashës, ku të dy duken me të njëjtin stil flokësh dhe me ironi në mbishkrim thuhet: “çunat e bllokut”.
Kujtojmë se Julian deda është pozicionuar qartazi pranë grupit anti-Basha në Partinë demokratike. Pas humbjes së zgjedhjeve, Julian Deda ka kërkuar shumë herë dorëheqjen e kryetarit të partisë ku ai bën pjesë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2454″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]