Kreu i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Fadil Shahini, është larguar nga detyra. Në vend të tij është emëruar Frida Krifca. Emërimi Krifcës është bërë nga Këshilli i Ministrave.
Kujtojmë se Shahini është emëruar në këtë post tre javë pas marrëveshjes së 18 Majit midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai ishte edhe drejtori i fundit teknik i emëruar nga Partia Demokratike.
Shahini është drejtori i dytë teknik që largohet nga detyra, pas Ibrahim Morinës që i liroi sërish vendin Artan Lames në krye të ALUIZNIT. Vijon…