19:32 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

26 mijë punonjës në sistemin e Sigurimeve Shoqërore me gabime në emra

08:36 | 20/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
26 mijë punonjës në sistemin e Sigurimeve Shoqërore me gabime në emra

Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacion ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile.

Gjetjet
Nga auditimi u konstatua se të dhënat (NID, emër, mbiemër) e punonjësve të importuar nga DPT, me ato të regjistrit të gjendjes civile u identifikuan disa problematika lidhur me informacionin e importuar nga DPT:
– Janë identifikuar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë. Bashkëlidhur
– Janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID.
– Janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm.
– Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e “sakta në format” me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH informacion për 4,028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vërejtur se ka pasur gabime edhe në disa të dhëna të tjera që janë importuar ndër vite si në:
– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëmarrësin
– Përllogaritjen e kontributeve shoqërore për punëdhënësin
– Përllogaritjen e kontributeve për pagat që janë mbi pagën maksimale dhe nën pagën minimale duke patur parasysh që pagesat nën pagën minimale janë kryer edhe kur punëmarrësi ka 22 ditë pune ose më shumë.
– Deklarime të pasakta në lidhje më numrin e ditëve të punës (ditët e punës janë më shumë se 31 ditë).
Lidhur me këtë situatë KLSH ka rekomanduar që nga ana e ISSH të ndiqen të gjithë hapat e nevojshëm, për saktësimin dhe ndjekjen deri në zgjidhje të pasaktësive mbi të dhënat e importuara në vite. Njoftimin e punëmarrësve nëpërmjet kanaleve të komunikimit sipas problematikave që ata kanë./ Monitor

 

Etiketa: 26 mije punonjesproblemet me emratsigurimet shoqerore
Pas

I dolën FOTOT me ish-të dashurën, Stresi: Ju kërkojini. Ua jap vetë…

Para

Vidhnin energjinë në bizneset e tyre, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër dhe një tjetër shpallet në kërkim

Para
Memaliaj, Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrance

Vidhnin energjinë në bizneset e tyre, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër dhe një tjetër shpallet në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Trump i zhgënjyer nga Musk: Kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer! Nuk e di nëse do e kemi më

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.