13:08 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Trondit zëvendësambasadori amerikan: Ju në Shqipëri sikur nuk doni të bëni biznes

09:53 | 20/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Trondit zëvendësambasadori amerikan: Ju në Shqipëri sikur nuk doni të bëni biznes

Të tjera deklarata tronditëse në lidhje me klimën e biznesit në Shqipëri bëhen nga përfaqësues të lartë amerikan.

Kështu në një intervistën për “Gazeta Shqiptare” zëvendësambasadori amerikan David Muniz pohoi se nuk ka mjaftueshëm investime sa qeveria amerikane do të dontë në Shqipëri. 

Diplomati amerikan shprehet se një nga sfidat e bizneseve amerikane këtu është korrupsioni. Por, ai është i shqetësuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë, si parakusht i zhvillimit ekonomik të vendit.

“Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër”, – shprehet Muniz.

“Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike.

Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Kjo adreson çështjet që kanë të bëjnë me tenderat publikë dhe çështjet e lidhura me të drejtën e pronës, të cilën mund ta diskutoj më në detaje. Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu.

Të krijon përshtypjen se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera. Një gjë e tillë mund të bëjë që ta kalosh Shqipërinë dhe të shikosh diku tjetër. Gjithashtu do të përmend edhe tenderat publikë. Ne gjithmonë nxisim qeverinë të jetë transparente, e hapur dhe e efektshme në mënyrën se si i drejton tenderat publikë.” – tha Muniz ndër të tjera.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deklaratazëvendësambasadori amerikaN
Pas

Sot ndeshja në Korçë, kazakët të acaruar në konferencën për shtyp, trajneri bën presion

Para

Tjetër vetëvrasje, i riu 23-vjeçar nga Lushnja varet me litar në kopshtin e banesës

Para
Tjetër vetëvrasje, i riu 23-vjeçar nga Lushnja varet me litar në kopshtin e banesës

Tjetër vetëvrasje, i riu 23-vjeçar nga Lushnja varet me litar në kopshtin e banesës

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Gaforrja blu po shkatërron sektorin e peshkimit në lagunën e Karavastasë, peshkatarët: Kapim vetëm 20% peshk, 80% janë gaforre

U dogjën në Lamborghini pas aksidentit tragjik! I jepet sot lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij! Bashkëshortja e futbollistit, zemërthyer në funeral

Laboratori i kokainës së fshehur në lëkura kafshësh në Greqi, zbulohen identitetet e shqiptareve të arrestuar! “Koka” e grupit kriminal në arrati në Spanjë

Deputetët dhe mediat u nxorën me urgjencë nga salla, Glauk Konjufca zbulon arsyen: Dikush ka kërcënuar me telefon

Rama: 36 qendra shëndetësore të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta

200 euro kundrejt shërbimeve seksuale/ Zbulohet qendër prostitucioni në Kavajë, arrestohen dy shtetaset kineze, e pësojnë edhe 7 klientët shqiptarë

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore: Task Forcë për sezonin turistik!

Çfarë po ndodh në Kosovë? Pritej mbajtja e seancës për konstituimin e Kuvendit, policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.