11:41 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Lufta kundër terrorizmit, Haki Çako takohet me zyrtarë të DASH

10:33 | 20/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta kundër terrorizmit, Haki Çako takohet me zyrtarë të DASH

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, priti në një takim Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, asistenca kundër terrorizimit, ekip i kryesuar nga William Maxwell përfaqësues i programit ATA.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ekipi i ardhur në Shqipëri ka vlerësuar maksimalisht punën e Policisë Shqiptare, në drejtim të luftës kundër terrorit, parandalimin e këtyre akteve, ngritjen kapaciteteve dhe trajnimin e burimeve njerëzore, trajtimin me seriozitet dhe profesionalizëm të rasteve te ndjekura duke i finalizuar ato me sukses.

Sipas zyrtarëve të DASH Shqipëria është një partner me kontribute reale e të drejtpërdrejta në koalicionin antiterror.

“Strukturat e specializuara të antiterrorit në Policinë e Shtetit janë partnerë të besueshëm dhe profesionale në parandalimin, ndjekjen dhe goditjen e elementeve, grupeve terroriste në vend e më gjerë”, është deklaruar gjatë takimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako deklaroi se mbështetja që partnerët kanë dhënë e do të japin për këto struktura, kanë sjellë rezultate me impakt për vendin dhe rajonin.

“Bashkëpunimi me partnerët si në reformat strukturore, trajnime dhe mbështetje me logjistikë bashkëkohore, i bën këto struktura garant për mbajtjen në nivele të ulëta të kërcënimit terrorist në vend dhe partnerë të denjë për hetime e operacione rajonale e ndërkombëtare, duke i dhënë një dimension të ri këtij shërbimi”, tha Çako.

Ashtu siç u përmend edhe në raportin e DASH, përfaqësuesit e ardhur në vendin tonë theksuan se suksesi dhe bashkëpunimi me Policisë Shqiptare një, është një shembull që duhet të ndiqet nga të gjitha institucionet shqiptare.

Përfaqësuesit e DASH do të inspektojnë për disa ditë strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit si Antiterrori, RENEA, Policia Kufitare dhe Policia e Tiranës, për evidentimin e nevojave për trajnim, asistencë dhe logjistikë për t’u zbatuar në një plan afatgjatë.

 

 

 

Etiketa: DASHhaki cakotakimizyrtare
Pas

Demiraj fitoi gjyqin, Kodheli nuk dorëzohet: Do ta çoj çështjen në Gjykatën e Lartë

Para

Tiani ka filluar të kuptojë hilet e Instagramit, FOTOT e fundit një dashuri

Para
Tiani ka filluar të kuptojë hilet e Instagramit, FOTOT e fundit një dashuri

Tiani ka filluar të kuptojë hilet e Instagramit, FOTOT e fundit një dashuri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Vlorë: Lihet i lirë një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme në lagjen “Rilindja”

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.