Është arrestuar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me RENEA-n një shtetas me tre identitete dhe që kërkohej për vrasje në Itali.
Njoftimi i Policisë thotë se Operacioni i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me forcat speciale Renea, ka bërë që të kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 19 vjet e 7 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë një pune intensive 1 mujore dhe të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Ø A. S. alias A.S. alias, A.Z. alias, J. R, 44 vjeç, banues në Peqin
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga nenet 575, 582, 583 dhe 585 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian. (E.K/SHUPLAKA)