Trajneri me origjinë shqiptare Besnik Hasi është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë një interviste për mediat pas ndeshjes miqësore mes skuadrës greke që ai drejton Olimpiakos dhe Asteras Tripolis, e përfunduar në barazim 1-1.
Hasi u prezantua me krenari në konferencën për shtyp për origjinën e tij.
“Jam nga Kosova e Shqipërisë”, tha Hasi.
Por trajneri shqiptar gjeti një përgjigje kontroverse nga një gazetar në sallë, që ka ndezur jo pak opinionin në Greqi, por gjithashtu në Serbi.
“Zotëri jeni gabim, Kosova është e Serbisë” i është përgjigjur gazetari.
Kujtojmë që Olimpiakos do të luajë në Ligën e Kampioneve ndaj Partizanit të Beogradit me të parën në 25 korrik. Duket se Hasi nuk do ta ketë aspak të lehtë duke ditur që Grupimet e ultrasve të Olimpiakos kanë marrëveshje bashkëpunimi dhe ruajnë raporte miqësore me tifozët radikalë të Crvena Zvezdës dhe grupin famëkeq Delije. (B.H/Shuplaka)