Ekipi i Ostersunds FK, nga Sudia ka arritur të bëjë pothuajse të pamundurën duke eliminuar Gallatasarajin në turin e dytë të Europa League. Skuadër e krijuar vetëm 21 vjet më parë, në vitin 1996, kur tri ekipe lokale (OPE IF, IFK Ostersund dhe Ostersund/ Torvalla FF) u bashkuan për të formuar skuadrën që mbrëmë heshti Stambollin.
Në debutimin absolut në Europë, skuadra e fshatit me të njëjtin emër, Ostersund, me vetëm 50 mijë banorë, arrin që të shkruajë historinë, teksa në vitin 1997 luante në ligën e tretë suedeze dhe merrte futbollistë që e kishin futbollin si profesion të dytë.
Të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League e siguroi pasi sezonin e shkuar, Ostersund habiti Suedinë, duke fituar Kupën.
Pas fitores 2-0 në Suedi, në Stamboll barazimi 1-1 solli dhe biletën për më tëj.
Futbolli për këtë është një sport i bukur, edhe ëndërrat gati të pamundura mund të bëhen realitet. (B.H/Shuplaka)