05:49 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kush është maqedonasi që dyshohet se mashtronte shqiptarët (Skema)

12:02 | 21/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kush është maqedonasi që dyshohet se mashtronte shqiptarët (Skema)

Antikrimi Ekonomik i Tiranës ka arrestuar një 40 vjeçar nga Maqedonia pasi dyshohet  se ka mashtruar disa persona për punësim sezonal në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, sipas “Panoramës”.

I arrestuari është Irfan Ahmeti, 40 vjeç, nga Maqedonia dhe banues në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se ai është vënë në pranga me akuzën e mashtrimit, pasi është denoncuar deri tani nga 3 të rinj nga Tirana.

Nga hetimet ka rezultuar se ky person, u premtonte të rinjve punësim sezonal, kryesisht në Belgjikë, Gjermani, etj., kundrejt një pagese që shkonte deri në 2 mijë euro. Por, pasi të dëmtuarit udhëtonin drejt këtyre vendeve me shpenzimet e tyre, pasi kishin bërë edhe pagesën e kërkuar nga shtetasi maqedonas, përballeshin me mashtrimin pasi 40- vjeçari nuk u përgjigjej më telefonatave të tyre.

Burimet thanë se dyshohet se, mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të jenë mashtruar në këtë mënyrë nga shtetasi i arrestuar. Për këtë arsye Policia u bën thirrje të dëmtuarve që të paraqiten për të bërë kallëzim pranë zyrave të Antikrimit Ekonomik të Tiranës.

“Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Irfan Ahmeti, 40 vjeç, banues në Maqedoni. Ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas u ka premtuar shtetasve të ndryshëm punë sezonale jashtë vendit duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash”, tha dje zyrtarisht Policia. Ndërsa burimet thanë se Ahmeti ka qenë i proceduar edhe më parë, konkretisht vitin e kaluar, për kontrabandë cigaresh.

MAQEDONASI

Në shkurt të vitit të kaluar, 40-vjeçari Irfan Ahmeti u arrestua në Portin e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Eklipsi”, pasi bashkë me dy persona të tjerë u kapën me 550 mijë paketa cigare që u dyshuan se do të kalonin kontrabandë në drejtim të Sllovakisë. Ahmeti u ndalua bashkë me motrën e tij, Gjuljen Samin, 52 vjeçe, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni dhe Ilir Dengu, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Të tre këta persona u arrestuan pasi u kapën me cigare kontrabandë, vlera e të cilave në treg llogaritej deri në 154 milionë lekë të rinj. Por disa ditë pas arrestimit Gjykata e Durrësit i ka lënë të lirë të tre të akuzuarit, duke i ndryshuar masën e sigurisë në detyrim paraqitjeje 2 herë në muaj.

Irfan Ahmeti u lirua pasi pagoi garancinë pasurore prej 10 mijë eurosh. Nga ana tjetër, autoritetet doganore sllovake kanë pretenduar se kompania e cila kishte porositur dhe blerë cigaret në Malin e Zi, nuk figuronte e regjistruar në doganën e shtetit të tyre. Kjo kompani, nuk kishte të drejtë të merrej me produktet e duhanit.

Në përgjigjet që autoritet sllovake, i dërguan Prokurorisë së Durrësit, thuhej se edhe vula me mbishkrimin “Ministria Sllovake e Financave” në dokumentin që pretendohej se ishte lëshuar nga Dogana Sllovake që shoqëronte cigaret kontrabandë, ishte e falsifikuar.

 

 

Etiketa: aqedonasim
Pas

Kush është drejtoresha e re Hipotekave, njeriu i besuar i Saimir Tahirit

Para

Homazhe në “Sheshin Skënderbej” për heroin Benjamin Feratin (FOTOT)

Para
Homazhe në “Sheshin Skënderbej” për heroin Benjamin Feratin (FOTOT)

Homazhe në "Sheshin Skënderbej" për heroin Benjamin Feratin (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.