Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar se deklaratat politike mbi ndotjen e mjedisit vetëm sa shtojnë atë. Sipas tij kjo është një krim.
“Agjensia Kombëtare e Mjedisit deklaron ndotjen alarmante të mjedisit në Tiranë! Deklaratat politike mbi të vetëm sa shtojnë ndotjen! Krim…”, shkruan Manjani.
Sjellim në vëmendje që duke prezantuar një ditë më parë “Raportin e Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri 2016”, kreu i AKM-së, Julian Beqiri, foli për një rritje të ndjeshme të cilësisë së ajrit, ndonëse buxheti i akorduar për këtë drejtori nuk ka ardhur në të njëjtën frymë. (J.V/Shuplaka)