20:29 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Edhe 3 ditë president, Nishani jep MESAZHIN e fundit për qytetarët shqiptarë

16:42 | 21/07/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për muajin e  Ramazanit

Vetëm tre ditë na ndajnë nga betimi i Presidentit të Ri të Republikës Ilir Meta. Presidenti ende në detyrë Bujar Nishani, jep mesazhin e fundit për qytetarët shqiptarë. Pasi falenderon të gjithë për këto 5 vite që ka qëndruar në Presidencë, Nishani deklaroi se nuk ka bërë heroizma si nëpër epope.

“Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund.
Nuk bëmë heroizma si nëpër epe dhe balada. U munduam të jemi realistë. Puna dhe kontributet tona ishin thjesht punë dhe kontribut njerëzish të përkushtuar. Përtej zhurmave, apo si e thotë Populli, përtej zilkave që pengojnë të dëgjohen këmborët, punuam sa mundëm dhe ia arritëm të ndihemi kryelartë që nuk ecëm mbrapsht, as qëndruam në vend, por përparuam. Mes asaj që gjetëm dhe asaj që lamë, bëmë diferencë.”, shkruan Nishani.

MESAZHI I PLOTË I NISHANIT
“Zonja dhe zotërinj,
Të dashur bashkëqytetarë të mi!
U bënë pesë vjet prej kur kryej detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Pas pak largohem për t’ia lënë vendin të zgjedhurit tjetër.
Lejomëni, të dashur dhe të nderuar bashkatdhetarë, me rastin e largimit nga kjo detyrë të ndaj me Ju disa konsiderata.
Ishte nder i lartë për mua të jem Presidenti Juaj, të punoj për Ju, dhe të mirëkuptohem prej Jush.
Dëshiroj të falënderoj, së pari me këtë rast, ata që gjatë ushtrimit të detyrës së lartë i kam pasur më afër: Familjen time, bashkëshorten dhe fëmijët e mi.

Faleminderit per mirëkuptimin e gjithçkaje, Odeta, Ersi dhe Fiona!
Falënderoj ndihmësit e mi për këshillat dhe kontributet e vyera që më kanë dhënë, si dhe krejt personelin e Institucionit të Presidentit që ka kryer punën më voluminoze, atë punë që nuk duket në përditshmëri, por ekziston, dhe për t’u kryer kërkon profesionalizëm, përkushtim, lodhje, sakrifica.
Falënderoj publikun e gjerë!

Gjithkënd që në një mënyrë, ose një tjetër me Presidentin dhe me Institucionin e Presidentit ka pasur të bëjë dhe është mirëkuptuar, pra qytetarët e shumtë që i duan të mirën vendit të tyre, ata me të cilët, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në distancë, kemi gjetur gjuhën e përbashkët duke ndarë pikëpamjet dhe koordinuar aksionet në të mirë të fateve të Kombit.

Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos Kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndier dhe përballuar përgjegjësinë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi.

Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëria nuk ka fund.
Nuk bëmë heroizma si nëpër epe dhe balada. U munduam të jemi realstë. Puna dhe kontributet tona ishin thjesht punë dhe kontribut njerëzish të përkushtuar. Përtej zhurmave, apo si e thotë Populli, përtej zilkave që pengojnë të dëgjohen këmborët, punuam sa mundëm dhe ia arritëm të ndihemi kryelartë që nuk ecëm mbrapsht, as qëndruam në vend, por përparuam. Mes asaj që gjetëm dhe asaj që lamë, bëmë diferencë. Jo diferencë subjektive. Diferencë pozitive të konstatueshme, të dukshme, të matshme. Me siguri jo aq sa do dëshironim, por diku më tepër e diku më pak, përparuam në të gjitha aspektet. Padyshim që mbetet shumë për të bërë, për të ndrequr, për të përmirësuar. Nuk mund të bënim përjashtim nga rregulli i progresit njerëzor që me të drejtë kërkon gjithmonë e më tepër, ëndërron gjithmonë e më shumë. Si Shqipëri dhe shqiptarë nuk mund të mos përfillnim të kaluarën problematike prej nga erdhëm. Mbi të gjitha për të mos e harruar atë zezonë që kaluam për gati pesë dekada. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Bujar Nishanipresident
Pas

Niveli i ndotjes së ajrit dhe të zhurmave, Veliaj: Ka përmirësim, kërkoj më shumë kopetenca

Para

Matura Shtetërore, denoncim tek Berisha: Po përseritet skenari i vitit të kaluar

Para
Matura Shtetërore, denoncim tek Berisha: Po përseritet skenari i vitit të kaluar

Matura Shtetërore, denoncim tek Berisha: Po përseritet skenari i vitit të kaluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.