Një ditë më parë pronari i një hoteli në Tiranë, një shtetas 59 vjeçar i është drejtuar policisë së Tiranës për të denoncuar ‘hajdutët’ që i kanë ndërhyrë në faqen e internetit që disponon për biznesin e tij.
Ai ka kallëzuar në policinë e Tiranës se persona të paidentifikuar duke i ndërhyrë në faqen e internetit të hotelit në administrimin e familjes së tij, kanë kryer prenotime fiktive për një periudhë 2 mujore, duke i shkaktuar një dëm ekonomik.
Ndërkohë sektori për hetimin e krimeve kompjuterike bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
EPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
1. Më datë 20.07.2017, shtetasi M.P vjeç 59, banues në Tiranë, kallëzon se persona të paidentifikuar, duke i ndërhyrë në faqen e internetit të hotelit në administrimin e familjes së tij, kanë kryer prenotime fiktive për një periudhë 2 mujore, duke i shkaktuar një dëm ekonomik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/b e 186/a të Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)