Ish-kryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda njëpasnjëshme që ndodhën sot në bregdetin shqiptar, ku dy turistë të huaj u mbytën në det.
“Tragjeditë në bregdetin shqiptar vazhdojnë pa ndalim dhe shurdhëria kriminale e qeverisë vazhdon.
Indinjata e çdo qytetari të këtij vendi s’ka kufij ndaj kësaj indiference të pashpirt të kryeministrit fjalaman dhe demagog.
As dorëheqjet nuk mjaftojnë, prokuroria duhet të mos vonojë më.”, reagon Vasili.
Kujtojmë se sot në Ksamil, një turiste ruse humbi jetën pasi u mbyt në det. Në kokë dhe në trupin e saj kishte të çara, që mendohet se i janë bërë ngase është përplasur nga ndonjë motor uji. Të paktën kështu kanë deklaruar dëshmitarët.
Ndërkohë rasti i dytë u shënua në Golem të Kavajës, ku një turist sllovak u gjet pa jetë, mbi motorin e tij të ujit. (D.D/Shuplaka)