Në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë po votojnë anëtarët e Këshilit Kombëtar të kësaj partie. Që prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për kryetarine ri të Partisë Demokratike edhe në këtë seli.
Komisioni i Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike njofton sot procesi ka nisur në mbarë vendin dhe po vijon normalisht.
Pritet që Eduard Selami të votojë në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Sot pritet të votojnë 100 mijë shqiptarë për kreun e kësaj partie. Votimi filloi në orën 08:00 dhe përfundon në orën 19:00.
Për këto zgjedhje janë ngritur 73 komisonione në të gjithë vendin. Në garë janë dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Votimi do të zhvillohet ne 68 qendra votimi në të gjitha degët e PD në rang vendi. (J.V/Shuplaka)