Lulzim Basha, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike do të votojë në selinë e kësaj partie në orën 11:00, një orë pasi të ketë votuar Selami. Eduard Selami do të votojë në orën 10:00 po në këtë seli.
Sjellim në vëmendje ky i fundit është parë që mëngjesin e sotëm në seli, teksa ndiqte nga afër procesin e votimit.
Komisioni i Operacioneve Elektorale ka njoftuar se ka nisur në mënyrë të rregullt votimi në të 73 komisionet e 68 degëve të Partisë Demokratike. (J.V/Shuplaka)