Ish kryeministri Sali Berisha ka votuar vetëm pak minuta më parë në selinë qëndrore të PD-së për kreun e kësaj partie.
Mirëpo Berisha kishte harruar të merrte me vete mjetin e identifikimit ase pasaportën. Pasi ka votuar duke folur edhe me gazetarët Berisha ka treguar se sapo i ka ardhur pasaporta dhe ia ka treguar komisionit, duke ia dorëzuar atyre.
“Do ta sjellë kartën absolutisht menjëherë, ja pasaporta”, u shpreh Berisha duke buzëqeshur.
(J.V/Shuplaka)